Jeta kujtohet me momente, e kur humb një person të dashur këto momente janë gjithçka që mbesin.

Edhe stinët edhe muajt e ditët kanë në vete nga një kujtim që kemi kaluar me njerëzit e zemrës, shkruan “Kosovarja”.

Dimri, e sidomos bora seç shkakton ngushtim në shpirt e mallë në zemër për Merita Dacin.

Është bërë një vit që kur reja e akademik Nexhat Dacit humbi bashkëshortin e saj Arianin, dajlin e vetëm në familjen Daci.

Ariani humbi jetën si pasojë e një orteku të dëborës, e ndërkohë që po kalojnë ditëtë bashkëshortja e tij Merita po ndjenë edhe më shumë dhimbjen, mungesën e tij.

Veç bashkëshortes Ariani la pas vetës edhe dhe dy djemtë, të cilët sigurisht që po e përjetojnë rëndë mungesën e babait.

Janë fotografitë kujtimi i vetëm që i kanë mbetur Meritës e cila jo rrallë e kujton me mallë bashkëshortin.

Sot kur bora zbardhi vendin shumë njerëz e përjetuan me gëzim dhe e shijuan këtë bukuri që i dhuroi natyrës, kurse Merita bëri një lutje mallëngjyese për bashkëshortin e saj.

“Fluturo lartë engjëlli im”, ka shkruar ajo krahas një imazhi ku shihet Ariani duke skijuar./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË