Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, ka bërë të ditur së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit.

Tahirsylaj tha se pas dy javësh pritet të bjerë edhe bora e parë në Kosovë, duke mohuar se do të ketë reshje intensive.

“Më 19 nëntor pritet të jenë reshjet e para të borës por janë reshje alternative. Do të jenë të qëndrueshme një deri në dy ditë dhe do të shkrihet”, u shpreh ai.

Për dallim nga stina e dimrit në të kaluarën, në këtë vit pritet të ketë temperatura më të ulëta, që sipas meteorologut Tahirsylaj ato pritet të zbresin deri në -20 gradë celsius.

“Reshje intensive të borës dhe shiut do të këtë në stinën e dimrit ku temperatura më e ulët pritet të jetë diku deri në -20C”, tha ai.

Ndryshe, stina e dimrit fillon më 22 dhjetor dhe mbaron më 20 mars.

MUND TË JU PËLQEJNË