Jam e martuar qe 15 vjet. Thënë të drejtën, gjatë viteve të martesës kurrë nuk kam menduar se burri mund të ketë një femër tjetër. Pak e kam nënvlerësuar e pak nga mentaliteti im, por faji qenka imi në këtë rast, shkruan “Kosovarja”.

Sapo i kam mbushur 15 vjet martesë. Me tim burrë jam njohur në një dasmë, te dajallarët e mi. Edhe ai ishte i ftuar në dasmë, por si shok i njërit nga dajallarët e mi.

Nga ajo ditë ne takoheshim herë pas herë në Prizren, meqë unë jam nga një vendbanim tjetër në afërsi të Prizrenit.

Lidhja jonë sa vinte e shtohej dhe pas disa muajsh u bëra e tij plotësisht. Nuk e kundërshtova as atëherë kur më puthi, as atëherë kur kërkoi të shkonim në një motel në periferi të Prizrenit, as atëherë kur kërkoi që të fejoheshim e as atëherë kur kërkoi të martoheshim.

Bëmë dasmë dhe në dasmën tonë pat shumë të ftuar. Pas dasme shkuam në Sarandë një javë të plotë. U kënaqëm tej mase.

Kur u kthyem, filluam jetën: unë në vendin e tim mësuese e ai në biznesin e vet.

Me kohë u bëmë edhe prindër dhe kjo ishte kënaqësia më e madhe e jona…

Por, çdo gjë nuk na shkoi edhe ideale. Zbulova se babai i dy fëmijëve të mi, ma dredh me një që është disa vite më e re së unë!

Në fakt, në fillim reagova shumë keq, mora fëmijët dhe ika te vëllai im.

Por, duke më folur njerëzit dhe duke i thirrur mendjes sime se pse duhet t’ia lë burrin tjetrës, pas 10 ditësh, e që burri më kërkonte falje, u ktheva në shtëpi.

Ditët e para të kthimit në shtëpi rrija me turinj, jo se shtiresha, por nuk po e kaloja dot situatën e krijuar.

Derisa burri u lodh duke m’u lutur, në një moment më tha: “Nuk jam penduar hiq që rrëshqita, sepse ti e ke mendjen t’më rrish ftohtë, t’i veshësh fëmijët, të lashë e shpërlash e të bësh thashetheme me nënën tënde në telefon!”.

Tani, që u ktheva, tha ai, e kuptoj se faji në këtë tradhti që ndodhi është i yti që më ke bërë të shkoj te tjetra!

Dy zgjidhje pata në këtë rast: Ose të ikja njëherë e përgjithmonë nga ai, ose të ndryshoja unë. Sepse, fjalët e burrit më prekën, nuk m’u duken sulm ndaj meje…

Kështu, një mbrëmje, para se ai të vinte në shtëpi, i çova fëmijët te vëllai, gatova ushqimin e tij të preferuar dhe pas ngrënies u hodhëm në shtrat dhe nisëm fëmijën tonë të tretë, me dëshirën më të madhe…

Më nuk e kam ndër mend t’ia lë burrin që e dua askujt dhe t’ma merr tjetra… Pra, më në fund, u mbusha mend… D. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË