Ish-gazetarja e dhe politikania e njohur Blerta Deliu-Kodra do të jetë sërish pjesë e Parlamentit të Kosovës si deputete e PDK-së në Legjislaturën e VII.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Deliu-Kodra ka marrë 8 mijë e 78 vota të cilat e bën deputete edhe për mandatin e ardhshëm, shkruan “Kosovarja”.

Me këtë rast ajo ka falenderuar të gjithë ata që e besuan punën e saj dhe i dhanë votën për të cilët ka dhënë  një premtim.

“Ju siguroj se s’kam për ta harruar kurrë, që tash e sa vite jam zgjedhur deputete prej besimit që më keni dhënë ju”, thotë mes tjerash deputetja.

Ky është postimi i saj i plotë:

Ju falënderoj nga zemra, për besimin e jashtëzakonshëm që më dhatë me votën tuaj, për të qenë sërish përfaqësuese e juaja në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Falënderoj secilin qytetarë për besimin e vazhdueshëm në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ju siguroj se s’kam për ta harruar kurrë, që tash e sa vite jam zgjedhur deputete prej besimit që më keni dhënë ju.

Këtë besim s’kam për te shkelur kurrë… Dalshim faqebardhë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË