27 vjeçarja nga Drenasi Drenushë Demaj, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rrallë me të cilën luftoi disa vite.

Lajmin për humbjen e saj e përjetuan me pikëllim të thellë familja, miqtë e shoqëria e gjerë.

Me fjalë prekëse ka ngushëlluar familjen edhe deputetja e Kuendit të Kosovës Blerta Deliu.

Ajo kujton vështirësitë dhe rezistencën e Drenushës karshi kësaj sëmundje, e cila në fund ia mori jetën.

Ky është postimi i plotë i saj:

Është vështirë të zgjedhës fjalët për t’i thënë lamtumirë Drenushës së re e plotë jetë, e cila nga sot na la përgjithmonë, duke e humbur betejën me sëmundjen prej të cilës vuajti më shumë se një vit.

Drenusha do të mbahet mend për forcën me të cilin luftoi deri në momentin e saj të fundit, duke pasë në krah gjatë gjithë kohës Zymerin, një djalë të fortë, e fjalëpak që i qëndroi pranë deri në fund.

Ngushëllimet e mija të sinqerta dy familjeve Demaj dhe Deliu, të cilat humbën një njeri të dashur.

Prehu në paqe, Drenushë 🙏

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË