Është ndër prezantueset më të dashura për publikun.

Ka vite që Blerona Zeqiri tashmë është bërë fytyrë televizive, duke e dëshmuar veten si një moderatore e zonja, shkruan Kosovarja.

Përveç punës së suksesshme, ajo veçohet edhe për paraqitjen e saj fizike, e cila nuk heziton të shfaq linjat joshëse që posedon.

Në çdo pushim, paraqitje apo eveniment, ajo mbanë të informuar fansat e saj se si duket e çfarë po bënë.

Këto kohë, ajo po shijon pushimet në Alanya të Turqisë, e cila vazhdimisht po tregon se si po kalon atje.

As kësaj here, Blerona nuk na ka kursyer me pozat e nxehta, e cila shfaqet me një “selfie” para pasqyrës, teksa vëmendjen e marrin linjat e saja të theksuara.

Siç jemi mësuar ta shohim, moderatorja siç duket i ka fiksim fotografitë para pasqyrës. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË