Është ndër këngëtarët më aktiv në skenën muzikore.

Pothuajse çdo këngë e tij, çoftë solo apo bashkëpunim merr vëmendje të madhe duke u shndërruar në hit, është ky Blero, i cili e ka dëshmuar veten si një artist i përkushtuar, shkruan Kosovarja.

Në rrjetin social Instagram ai është mjaft aktiv, ku përveç postimeve të shumta personale, ai ndanë me ndjekësit e tij edhe lajme nga muzika.

E kësaj radhe ai vjen me një njoftim të gëzueshëm për adhuruesit e muzikës së tij, paso po paralajmëron projektin e ri.

“Po vjen… Shumë shpejtë… Kjo është e thellë”, ka shkruar Blero poshtë fotos ku shihet duke kënduar me mikrofon në dorë me plot ndjenja.

Siç duket, ai po vjen me një baladë, duke iu referuar fjalëve të tij, si diçka e thellë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË