Ngjarjet e fundit siç duket e kanë nevrikosur edhe këngëtarin Blero.

Më 6 tetor të këtij viti u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshmë në Kosovë, ku VV-ja doli fituese, e pasuar nga LDK-ja.

Deri tashti ende nuk ka ndonjë marrëveshje midis tyre, e në lidhje me këtë ka reaguar këngëtari Blero Muharremi, shkruan Indeksonline.

Ai me një postim në Instagram tha se është i hutuar dhe nuk po kupton asgjë.

“Spo marr vesh?! Marrin turr mi fitu zgjedhjet bohen gati për gjithçka, tani kur i fitojn, kan probleme ndarje pushteti, na vin me arsyetime blla blla… definitivisht jom i hutum dhe nuk pi marr vesh hic! Allahile kushdo prej partive qe ka qen, do te jet ne pushtet ju lutem vetëm per nje moment mendoni ne popull”, ka shkruar ai.

MUND TË JU PËLQEJNË