Dy vajza të vogla binjake me moshë 3-vjeçare u gjetën të vdekura brenda makinës në diell. Vogëlushet i kishin ikur nga vëmendja dados së tyre dhe pas një kërkimi të gjatë dhe orëve të tëra ankthi, u gjetën brenda makinës në diell të dielën e kaluar, teksa temperaturat kishin shkuar 34 gradë.

Askush nuk e di se si arritën të hyjnë në makinën e parkuar para shtëpisë.

Ngjarja e rëndë vjen nga Georgia, SHBA, ndërkohë që vdekja e të miturave u cilësua nga policia si aksidentale.

Raelynn dhe Payton Keyes, u gjetën brenda makinës nga kujdestarja e tyre, e cila kishte një vit që ishte punësuar.

Nëna e vajzave të vogla kishte ngelur shtatzënë gjashtë muaj pasi kishte humbur vajzën e saj të parë, e cila gjeti vdekjen pesë javë pas lindjes.

Dhimbja që përjetonin për këtë situatë nuk e kishte lejuar atë dhe të shoqin që të rrisnin dy vajzat, duke marrë kujdestare dhe shkonin ti takonin herë pas here. “Është një makth, makth”, thotë nëna Skye Keyes.

MUND TË JU PËLQEJNË