Big Mama është ndër fytyrat publike që zgjon gjithmonë kureshtje dhe interes.

Ndonëse e filloi karrirën si një këngëtare e talentuar, me zë e me prirje në këtë fushë, në vitet e fundit nuk është se vazhdoi njëjtë, shkruan Kosovarja.

Kjo pasi që ajo u nis drejt një rrugëtimi krejtësisht ndryshe, dhe u fut në botën e moderimit dhe të televizionit.

Ajo ka një emision të saj që shfaqet çdo javë, dhe ka goxha shikueshmëri dhe interesim, kjo falë fansave besnikë të Bigit.

Me kalimin e viteve nuk ka ndryshuar vetëm ana profesionale e këngëtares, por edhe pamja dhe paraqitjet e saj.

Tani e kemi një femër më me linja perfekte dhe më në top formë, e cila kujdeset që gjithnjë të shfaqet e freskët dhe e lakmueshme.

Në të vërtetë edhe po ia del, sepse me formësimin e trupit të saj po vijnë paraqitjet e saj më të zjarrta, ashtu sikurse kjo skenë e radhës e saj.

Aq e nxehtë dhe joshëse moti nuk e kishim parë. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË