Jo rastësisht mori nofkën “Big Mama”, kjo pasiqë ishte nga femrat më të shëndosha të estradës.

Big Mama megjithatë ishte më energjikja duke bërë atmosferë kudo që u prezantua, shkruan “Kosovarja”.

Ajo ka edhe sens humori që i ndihmoj të ketë performanca të mira edhe në rolin e moderatorës, të cilin po e ushtron tash e një kohë.

Big-u e ka dëshmuar me punën e saj që synimet që ia vë vetës i arrinë gjithmonë.

Tani ajo komentohet për format e saj trupore dhe imazhet atraktive e joshëse që sjellë vazhdimisht duke sfiduar edhe modelet me famë.

Fundit ajo e ka realizuar një fotografi të veçantë dhe qesharake njëkohësisht me një mesazh interesant.

Duke marrë poza mes rrugës shfaqë linjat e lakmueshme trupore, derisa në prapavijë ka një grua me peshë.

Ajo thotë se në këtë fotografi pasqyron të kaluarën dhe të tashmën, duke nënkuptuar vetën e saj siç ishte dhe si është ani./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË