Artistët në gjithë botën përveç talentit që mundohen ta promovojnë në mënyrën më të mirë, ata shkojnë një hap më tutje, duke dashur secili të jetë më unik se tjetri.

Në këtë mënyrë secili artist qoftë kënëgtar apo aktor tenton të krijoi një stil të veshjes që e bën të dalloj nga të tjerët, shkruan “Kosovarja”.

Ky trend po ndiqet edhe nga estrada shqiptare më të madhe. Ndodhë që një model i fustanit apo gjinseve që vesh një këngëtare ti inspiroj të tjerat për modele të ndryshme.

E që të kopjohen komplet ka pasur raste të shumëta, kur në përgjithësi janë imituar yjet botërore.

Por një femër të vishet si një mashkull apo e kundërta nuk është e zakonshme.

Një rast interesant ku janë veshur me këmishë të njejtë janë vajza e Shkurte Fejzës Besiana Behluli dhe këngëtari Alban Skënderaj.

Kjo gjë nuk i ka penguar aspak Besianës. Madje ajo ndihet mirë duke thënë se: “Mendjet e mëdha mendojnë njësoj”.

Se cili e kopjoi tjetrin nuk është e qartë, mirëpo të dyve ju rrinë mire./Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË