Te gjithë e njohim si “Miss Grand Kosova”, si modele të afirmuar, e tani ajo i ka hyrë edhe botës së muzikës, ku po shkëlqen.

Është fjala për Bernadeta Nikollbibajn, modelen e këngëtaren që duket si “Barbie”, por që ka karakter të fortë dhe ia del mbanë me sukses në çdo drejtim.

-Si dhe pse hyre në botën e muzikës?
Jam ende fillestare në botën e muzikës. Gjithmonë e kam dashur këngën dhe tani po realizohem në këtë drejtim. E mira është se po bashkëpunoj me njerëz profesionist. Jam e frymëzuar pasi po bëjë muzikë ashtu siç dua unë, sipas interesave dhe shijeve të mija.

-A je e kenaqur me projektet dhe cilat jane komentet e publikut|?
Jam e kënaqur, por jo me të gjitha elementet e detajet, pasi jo gjithçka ka shkuar siç kam dashur dhe siç ishte planifikuar. Por, me projektin tim të fundit të punuar tek Hekuran Krasniqi jam shumë e kënaqur. Kënga është pëlqyer mjaftë.

-Me mirë modele, apo këngëtare?
Muzika është diçka që bukuron nga shpirti, ndërkaë puna si modele sigurihet falë pamjes së jashtme, bukurisë e linjave trupore. I dua të dyja këto dhe nuk mund të bëjë ndarje të prera.

-Je e bukur dhe me stil. Por, a duhet shumë investim që të mbahesh dhe të jesh përherë në hap me trendin dhe kohën?
Një femreje me cilësi të veçanta, me fytyrë e trup të bukur siç ia ka falur e krijuar nëna natyrë, nuk i duhet shumë investim. Pastaj, unë jam me atë që bukuria e dominin trendin. Unë kam stilin tim, që cilësohet si i pëlqyer.

-A po vjen një projekt të ri muzikor?
Projekti i ri muzikor do të jetë në bashkëpunim me idolin tim. Do të jetë befasi për të gjithë.

-A kemi risi ne aspektin e angazhimeve tua në botën e modës?
Jam ne bisedime me një kompani mode në Berlin, që quhet “StagePool Modeling”. Besoj diçka e mirë po ndodh. Gjithashtu, përditë marrë shumë oferta pune si modele nga bashkëatdhetarët këtu në Zvicër, per çka ndihem e nderuar, pasi nuk ka gjë më të mirë sesa kur vlerësohesh nga populli yt.

-Po dashuria?
Dashuria mund të gjendet në fabula e përralla, por jo tek unë. Pra, nuk ka asgjë.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË