E bukur, sensuale, arraktive, e modës dhe e artit. Kjo është Bernadeta Nikollbibaj, top modelja e famshme shqiptare që tregon pushtet në skenë, ëmbëlsi, forcë dhe feminiltet në çdo foto. Miss, modele, e komentuar. Bernadeta, së shpejti duket të jetë edhe një nga yjet e muzikës. Ja detajet…

Çka do të thotë të jesh modele?
Të jesh modele në industrinë e modës në Evropë do të thotë të kesh linja të mira, bukuri të veçantë dhe të jesh origjinale dhe jo plastike.

A duhet të jetë perfekte një modele?
Një modele nuk duhet të jetë perfekte, por rrobat të rrijnë perfekt në trupin e saj, të shndërrisin. Duhet pasur parasysh se nuk bënë të dominoj fytyra e modeles, por rrobat që reklamon.

Pika jote më e fortë në botën e modës?
Në botën shqiptare arti dhe moda rrallë shkojnë bashkë, por jashtë kjo është qenësore. Tek unë ndërthuren të dyja.

Së fundi ke ardh me set të ri fotografik. Me kë ke bashkëpunuar?
Bashkëpunimi i fundit është me zvizerrianet René dhe Jeni nga Luzerni, me të cilët do të bashkëpunoj edhe në të ardhmen. Kam oferta edhe nga shimë fotograf shqiptar. Projekte të reja po vijnë së shpejti.

Ti vetë sa e vlerëson bukurinë?
Bukuria e një femre rrezaton me buzëqeshje, sinqeritet dhe edukatë. Këto janë ato që i vlerësoj dhe shndërrimin bukurinë time dhe punën që bëjë.

Gjërat që për ty vlejnë më shumë se të qenit e bukur?
Mirësia, shoqëria , shkolla , kultura në kuptimin e plotë moral janë ato që e bëjnë një femër ideale.

Të jesh miss do të thotë…?
Te jesh miss per mua nuk ka thënë asgjë, edhe pse kam refuzar qindra oferta. Ishte kënaqësi për prindërit e mi ta përfaqësoj popullin tim që më ka vlerësuar dhe përkrahur gjithmonë. Për mua ka rëndësi kurora e sinqeritetit dhe bamirësisë, pasi që ajo shndërrit më shumë.

Të shohim të veshur me fustane ekstravagant. A të pëlqen të provokosh?
I dua shumë dhe i vesh shumë, edhe ato që mund të duken si provokues. Por, të tillët i vesh vetëm në sete fotografike dhe vende që mendoj se bënë. Gjithsesi, sado që mund të duken provokues, janë artistik dhe aspak vulgar.

A ke menduar ndonjëherë të bëhesh këngëtare?
Kam kënduar shumë në korin kishtar dhe shkollë. Thonë që kam një zë të veçantë, kam shumë oferta nga koleg të ndryshëm dhe besoj që shpejtë do të jem në muzikë.

Me kë do ta bëje një duet?
Ndoshta me Yll Limanin, Irkenc Hyken ose Tunen.

Këngëtari shqiptar që mund të ishte edhe misster?

Ndoshta Sergio Kushtaku.

Çka është dashuria për ty?
Dashuria është gjithçka dhe asgjë. Sikur ta kesh do kesh gjithçka sikur ta humbesh nuk ke asgjë.

A qan ndonjëherë?
Qaj shpesh kur e shoh pjesën e mjerushme të popullit tim. Për të varfërit qaj me zë dhe lutem që Zoti të bekoj popullin tim të stërvuajtur.

Suksesi më i madh në jetë?

Suksesi më i madh në jetë është bekimi që ma dhurojnë prindërit çdo ditë. Sigurisht, edhe shkolla dhe puna që bëjë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË