Një pasagjer vonoi fluturimin për tetë orë me radhë, pasi ‘bënte shaka’ se ishte prekur nga koronavirusi.

Sipas medieve të huaja, e gjithë ngjarja kishte ndodhur të shtunën në linjën ajrore të American Airlines, në destinacionin Dallas – Nashville.

Pasagjeri, identiteti it ë cilit nuk është bërë i ditur, vazhdonte të qëndronte në bord, ndërsa pretendonte se kishte koronavirusin.

Koronavirusi deri më tani ka infektuar 3,774 persona dhe ka vrarë 69 prej tyre.

“Njerëzit ishin habitur pasi që askush nuk dinte se çfarë po ndodhte, njerëzit nuk e dinin nëse ishte me të vërtetë i sëmurë apo jo”, tha pasagjeri Brandon Kenney.

Raportohet se pasagjeri më vonë u dëbua nga ky fluturim, teksa u dërgua në mbajtje nga oficierët e policisë.

 

MUND TË JU PËLQEJNË