Emigranti mund të krahasohet me atë farën që e ndanë era nga trungu dhe e hedhë diku për tu zhvilluar në bimë. Natyrisht që për tu krijuar nga kjo farë një bimë nevojitet shumë dritë, shumë shi e shumë punë rreth saj. Edhe mërgimtari për t’u bërë i suksesshëm nevojitet shumë përkushtim, shumë sfidë e shumë angazhim.

Kështu e thotë , biznesmeni e intelektuali ynë tashmë i njohur z. Bekim Brestovci, i cili për 25 vite mërgim, ka arritur të bëhet një ndër biznesmenët më të suksesshëm në Gjermani, në pronësi të të cilit qëndrojnë 11 firma me mbi 1000 punëtorë.

Siç e ka fituar epitetin, Bekim Brestovci është një model dhe udhërrëfim për njerëzit që synojnë suksese në jetë e në biznes.
Dy dekada e gjysmë në mërgim, por asnjëherë nuk e harroi vendin e tij , për të cilin dha edhe kontribut të madh dhe të njohur .

Ja ç’thotë ai për Atdheun, tek mbrëmë në Prishtinë e festoi ditëlindjen e 5o-të, bashkë me familjarët, shoqërinë e shumtë e me personalitete të njohura të fushave të ndryshme të vendit:

“Fjala Atdhe ndjehet thellë në shpirt e në zemër edhe kur ajo nuk shqiptohet. E djeshmja ime që lidhet me atdheun ishte ikja nga Atdheu me shumë dhimbje në shpirt e zemër, përderisa e sotmja është kthimi im në Atdhe me shumë pasion e entuziazëm, të cilin unë e realizova mbas 25 viteve të qëndrimit tim në mërgim”.

Z. Brestovci , mbrëmë në hotelin Emerald , kremtoi dy festa: ditëlindjen e tij të 5o si dhe kthimin e tij në Atdhe , për të cilin padyshim do vazhdojë aktivitetin e tij në zhvillimin ekonomik të vendit për çka ka më së shumti nevojë.

Nga kjo mbrëmje , Kosovarja zgjodhi disa detaje nga atmosefera e mbrëmshme , që për shumë kë do mbetet kujtim i bukur .

Me këtë rast, z. Bekim Brestiovci , urime edhe nga ne , stafi i Kosovares – jetë të lumtur në Kosovë./Kosovarja /.

MUND TË JU PËLQEJNË