Diaspora pervec që është forca më e madhe ekonomike e vendit tanimë ka edhe potencialin e mjaftueshëm intelektual për të dhënë kontributin e drejtëpërdrejtë në politikbërje dhe në përfaqësim institucional.

Qasja e drejtëpërdrejtë e perfaqësuesve të Diasporës përmes vendeve të rezervuara në Parlament, nuk është e garantuar me kushtetutë, por njëkohësisht është edhe vështirë për tu realizuar, ngase në Diasporë është shumë e vështirë të krijojet një mekanizëm përmes së cilit do mund të propozoheshin dhe të votoheshin përfaqësuesit e Diasporës.

Pjesëmarrja e pjestarëve të Diasporës në politikbërje dhe përfaqësimi i tyre në institucionet e vendit mund të bëhet vetëm përmes kyqjes në subjektet politike dhe vendeve të rezervuara në strukturat udhëheqëse brenda për brenda subjektit politik, por edhe vendeve të rezervuara për pjestarët nga Diaspora në listat zgjedhore të niveleve qendrore dhe lokale, si dhe përfshirjes së tyre në ministritë e udhëhequra nga ai subjekt politik.

Përderisa partitë tjera politike, Diasporën e shohin dhe përpiqen ta përfitojnë vetëm si votues të tyre dhe asgjë më tepër, NISMA SOCIALDEMOKRATE , ka inicuar krijimin e këshillit të DIASPORËS, brenda subjektit të tij partiak, këshill ky i cili përfaqësuesit e vet do i ketë në strukturat udhëheqëse të partisë, në listat zgjedhore por edhe në Ministritë qeverisëse.
Andaj, të gjithë juve bashkëatdhetarë të nderuar, kudo që jetoni në të katër anët e botës, ju ftoj që sa më parë të bëheni pjesë e këtij grupi inicues për krijimin e këshillit të Diasporës .
Ju ftoj që potencialin tuaj të dijes dhe përvojës ta sjellni në NISMA SOCIALDEMOKRATE dhe që bashkarisht të bëhemi pjesë e ndërtimit të një platforme edhe më të fuqishme për avansimin e proceseve kombëtare dhe zhvillimore të vendit.

Ju ftoj, që me pjesëmarrjen tuaj, NISMEN SOCILDEMOKRATE, ta shëndrrojmë në parti politike, e cila jo vetëm që do i përfaqësojë interesat e Diasporës, por edhe do jetë parti e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të potencialit të Diasporës në strukturat udhëheqëse të vendit dhe shtetit.
EJA DHE BASHKOHU ME NE, NISMA DHE VENDI JUAJ PO JU PRET! / Kosovarja /

MUND TË JU PËLQEJNË