“Ne kemi pasur një të kaluar të dhimbshme dhe duhet të ndërtojmë një të ardhme tjetër dhe një bashkëjetesë tjetër me të gjithë qytetarët e Kosovës, por edhe me rajonin, pasi e ardhmja jonë është drejt integrimeve evropiane dhe neve duhet, pikë së pari, ta ndërtojmë atë mirëbesim ndërmjet vete që të jemi vlerë e shtuar drejt integrimeve evropiane”.

Janë këto fjalë të ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila, edhe pas mandatit si presidente, ajo po e vazhdon kontributin përmes jetës dhe gjendjes së grave dhe të rinjve, në përgjithësi.

Z. Atifete ka kohë që e ka themeluar “Fondacionin Jahjaga”, nëpërmjet të cilit po zhvillon aktivitete të përditshme dhe po jep kontribut të veçantë.

Ky aktivitet i z. Atifete ka bërë që sot, filantropi e biznesmeni i njohur, Bekim Brestovci, në rrjetin e tij social, ta lavdërojë punën e saj, të cilën e krahason me Princeshën Diana.

Ja se ç’shkruan ai:

“Me vdekjen e princeshës DIANA, bota humbi princeshën e zemrave. Humbi humanisten, e cila kudo që paraqitej sillte buzëqeshje në zemrat e njerëzve të lënduar.

Tani, me punën dhe përkushtimin e saj, por edhe me çiltërsinë shpirtërore, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sjell buzëqeshje në zemrat e qindra e mijëra njerëzve, e sidomos te pjesa më e atakuar nga lufta e fundit në Kosovë, gratë e dhunuara.

Respekt e konsideratë për punën dhe kontributin tuaj, presidente e zemrave, Atifete Jahjaga!”. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË