Të qenit mama përveçse edukimit dhe kujdesit ndaj fëmijës, nënkupton edhe të shkosh pas tyre gjithandej nëpër shtëpi. Kështu i dhuron lumturi dhe me lojërat e preferuara.

Një moment të tillë, e ka ndarë dhe këngëtarja e njohur shqiptare me ndjekësit në Instagram.

Tuna ka postuar një video të shkurtër me djalin e saj, Tian. Më saktë, ajo tregon momentin teksa hap derën e dollapit dhe brenda tij gjen të birin.

“Ku beba jem”- shkruan ajo përbri videos.

Me shumë mundësi, ky është vendi i tij për t’u fshehur ose ndoshta është pikërisht loja e tij e preferuar, “Hapa Dollapa”. Si te çdo fëmijë, lumturinë mund ta shohim në të qeshurën dhe fytyrën e tij. Mami Tuna po bën një punë të mirë!

MUND TË JU PËLQEJNË