Bebe Rexha ka treguar se me cilën datë do të vjen në Shqipëri.

Bebe Rexha është këngëtarja shqiptare me famë botërore, e cila i është bashkuar iniciativës së shumë artistëve, që po ndihmojnë popullin shqiptar.

Madje, ajo ka hapur një fondacion, ku të gjithë mund të ndihmojnë me aq sa kanë nevojë.

Përmes një videoje, këngëtarja ka zbuluar se do të udhëtojë për në Shqipëri më 2 dhjetor, ndërsa foli edhe për shumën e parave që janë mbledhur nga fondacioni i saj.

Ajo tha se deri tani gati janë mbledhur 50 mijë dollarë, por pret që ta vendos si objektiv shumën prej 100 mijë dollarëve.

Duke falënderuar të gjithë që kanë kontribuar, Bebe tha se shpreson që më 2 dhjetor të shkojë gjithçka mirë e të udhëtojë në Shqipëri.

MUND TË JU PËLQEJNË