Bebe Rexha ka arritur të mbledhë 100.000 dollarë për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Angazhimi i këngëtares me origjinë shqiptare, ka mobilizuar bashkëkombësit nga e gjithë bota, por edhe fansat e shumtë në numër të 30-vjeçares.

Këtë lajm, Bebe e bëri të ditur përmes llogarisë së saj personale në Instagram, ku siç shihet tregohet shuma monetare e grumbulluar për këtë rast.

Kështu, ajo pohoi se tashmë paratë janë mbledhur, gjë që nënkupton se shumë shpejt mund të nisin punimet për ndërtimin e dy shtëpive të premtuara nga Bebe në fshatin Bubq.

Pak ditë pas tërmetit tragjik, këngëtarja me famë ndërkombëtare erdhi në Shqipëri për të parë vetë nga afër situatën e krijuar pas fatkeqësisë natyrore.

Ajo deklaroi se donte të sigurohej që paratë të shkonin në destinacionin e duhur.

MUND TË JU PËLQEJNË