Sefë Duraj emër i njohur i skenës muzikore, këngëtar që publiku e njeh dhe e dëgjon me ëndje.

Ai, është ekspert i krijimit të atmosferës së nxehtë, por edhe këngëtar baladash që janë dedikim për të dashuruarit dhe ata që ndoshta e kanë humbur dashurinë, shkruan “Kosovarja”.

Sefë Duraj, ja ka prerë shiritin sezonës së verës me baladën me titull “Pse jam gjallë”, e cila sapo është lansuar, ndërkohë që edhe katër projekte janë rrugës, e që pa dyshim se do të jenë këngë ritmike e që do ta ndezin verën 2019.

Këngëtari ka një falënderim të veçantë për bashkëpunëtorët e kësaj këngë mjaft të ndjeshme.

“Një falënderim të veçantë për të gjithë ju bashkëpunëtorë të mi, duke filluar nga autori Besim Bunjaku, orkestruesi Ermal Krasniqi, kitaristi jonë i madh Astrit Stafaj dhe kolegët e mi të përhershëm Meti&Fisi, bashkë me Ardin. Faleminderit edhe produksionit “MProduction” për realizimin e videoklipit”.

Më poshtë gjeni videoklipin e këngës “Pse jam gjallë”

MUND TË JU PËLQEJNË