I tmerruar nga tërmeti dhe i harruar sipas tij nga shteti, një baba i dy fëmijëve të traumatizuar ka shpërthyer në lot para kryetarit rë opozitës Lulzim Basha gjatë inspektimit të dëmeve në lagjet e Shkozetit në Durrës.

Na ka plasaritur kollonat. Kanë plasur ujërat vullkan. Po tallet me ne. Unë kalamajt i kam te psikologu në Tiranë. Goca klasë të 7-të, djali në klasë të 8-të”, – shprehet me lot në sy babai i dëshpëruar, ndërsa tregon pallatin e shkatërruar.

Situata edhe në Shkozet paraqitet e rëndë, situatë e cila është konstatuar nga zoti Basha gjatë inspektimit të kësaj zone.

Qytetarët iu ankuan kreut të PD se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe kanë nevoja urgjente për strehim e ushqime.

MUND TË JU PËLQEJNË