Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se ka arrestuar në Prishtinë një person pasi që i njejti ka rrahur dy vajzat e tij.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, derisa, atyre iu është lëshuar edhe urdhëri mbrojtës.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje.

“Dy viktimat femra K-Shqiptare kanë njoftuar se janë sulmuar fizikisht nga prindi i tyre i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktimat ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me viktimat është lëshuar urdhri mbrojtës. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, shkruhet në raport të policisë.

MUND TË JU PËLQEJNË