Besniku dhe Dukagjini kanë komentuar foton e paraardhësve të tyre.

Në rrjetet sociale ditë më parë ishte shpërndarë një imazh ku shiheshin paraardhësit e këngëtareve që sot gëzojnë famë botërore, Dua Lipës dhe Rita Orës.

Teksa mediat shkruanin për admirim për raportet miqësore të dy familjeve në foton e ndarë nuk kanë munguar as komentet e të atit të Dua Lipës dhe Rita Orës.

“Babai im, Seit Lipa dhe Zotëri Besim Sahatçiu, gjyshërit e Dua Lipës dhe Rita Orës duke pirë së bashku nga një pije në vitet 1960 në qytetin e Pejës”, shkroi Dukagjin Lipa.

“Dy miq nga Peja, Kosovë. Një qytet i vogël i mrekullueshëm që sjell kaq shumë talent në botë. Ata do të ishin shumë krenarë të shikonin suksesit e arritur nga mbesat e tyre” kishte komentuar Besnik Sahatçiu. /Lajmi

MUND TË JU PËLQEJNË