Avokati i njohur në Kosovë, Arianit Koci, është kafshuar nga qeni i drejtoreshës së Radiotelevizionit 21, Aferdita Saraqini, ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Burime të afërta të Metros me avokatin Koci, raportojnë se ai është kafshuar nga qeni i vogël i Saraqinit.Sipas të njëjtave burimeve, avokati i njohur ndodhet jashtë çdo rreziku për jetë.

Vlen të theksohet se Koci njihet si një dashamir i kafshëve, në veçanti qenëve.Madje, nuk ka kaluar shumë kohë që kur ai ka marrë një të lënduar në rrugë dhe e ka kuruar.

Vet Koci përmes postimeve në rrjetin social Facebook, kishte bërë të ditur se kafshën përveç se e ka shëruar tek specialistët, më pas edhe e ka adoptuar.

MUND TË JU PËLQEJNË