Kemi harruar se si të komunikojmë përmes prekjes.

Sigurisht se herë pas here e përqafojmë dikë apo e puthim në faqe, por teknologjia ka ndikuar në mënyrën se si komunikojmë me njerëz.

Ndonëse e kemi përshtypjen se jemi më të lidhur me njëri-tjetrin, kjo nuk është e vërtetë: ekrani i një pajisjeje elektronike asnjëherë nuk do të mundet ta zëvendësojë prekjen në dorë apo ledhatimin në shpinë.

Kontakti fizik është krucial për mirëqenien tonë, e më poshtë ju sjellim disa arsye se përse ndodh kjo.

Prekja është pjesë e asaj se si njerëzit janë krijuar për të komunikuar

Prekja është pjesë e mënyrës se si njerëzit janë dizajnuar për të komunikuar.

Është shqisa e parë që e përdorim për të komunikuar dhe mund të konsiderohet gjuha jonë e parë reale.

Është kruciale që një lidhje e shëndetshme të ketë sukses

Kontakti fizik është vital për t’i komunikuar emocionet që ta forconi një lidhje, kënaqësinë, lumturinë dhe ta krijoni ndjenjën e sigurisë.

Lidhja mund të bëhet aq e fortë saqë shkencëtarët kanë zbuluar se çifteve u nevojitet vetëm t’i mbajnë duart për t’i sinkronizuar valët e trurit, të rrahurat e zemrës, etj.

Kontakti fizik është çelësi për shëndet të mirë mendor

Për shkak se jemi kafshë të shoqërueshme, nevojat tona bazike e kërkojnë kontaktin fizik.

Shumica e ndërveprimeve shoqërore shoqërohen me një lloj prekje – shtrëngim duarsh, përqafim, puthje në faqe, etj. – varësisht nga kultura.

Ato ndihmojnë në zhvillimin e besimit në lidhje. Kjo është edhe arsyeja se përse vetmia jo vetëm se konsiderohet si mungesë e ndërveprimit shoqëror me njerëz, por edhe për shkak të mungesës së kontaktit fizik.

Prekja ju bën të lumtur

Për shkak se truri liron oksitoksinë kur e lejojmë dikë të na prekë, ne e përjetojmë ndjenjën e lumturisë.

Kimikale provokon zvogëlim në shtypje të gjakut dhe i zvogëlon nivelet e hormoneve të stresit, rrjedhimisht ne ndihemi të kënaqur e të relaksuar.

MUND TË JU PËLQEJNË