Në muzikën shqiptare ka filluar të mbizotëroj një trend i ri. Tashmë artistët kanë filluar që të përpunojnë këngët e vjetra duke i bërë në versionin ‘remake’. Ky trend po pëlqehet shumë nga publiku, duke qenë se po sjellë një gërshetim midis të vjetrës dhe modernes duke sjellë diqka shumë atraktive për publikun.

Së fundmi ishte këngëtarja Dafina Zeqiri e cila në bashkëpunim me reperin Lumi B solli një përpunim të këngës së vjetër ‘Lule lule’ e cila doli të jetë një këngë e mirë, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Edhe kënga e dikurshme e këngëtarës Shyhrete Behluli ‘Kthema kohën’ u përpunua nga Cricket, duke sjellur një këngë mjaft të pëlqyer.

Këngëtarja Fifi, solli në përpunim këngën ‘Moj Zogo’ e cila gjithashtu u prit mirë nga publiku në versionin modern.

Dj PM dhe Dj DAGZ zgjodhën këngën e ikonës Nexhmije Pagarusha që ta përpunojnë dhe ta kthejnë në versonin modern duke krijuar një këngë mjaft atraktive. Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu e sollën këngën e legjendës Sabri Fejzullahu ‘Fshatarja ime’ e cila në versonin ‘remake’ u kthye në një super hit. /Indeksonline/

MUND TË JU PËLQEJNË