Ka ndërruar jetë aktori shqiptar, Muhamet Lika.

Aktori i njohur shqiptar, Muhamet Lika, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e aktorit ka tronditur komunitetin e artistëve, ndërsa telegrame ngushëllimi kanë shprehur edhe krerët e shtetit.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Instagram, ka shprehur ngushëllime për familjen e aktorit, duke e vlerësuar lartë veprën e tij.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I ILIR METËS, PA NDËRHYRJE:

“Me hidhërim mësova lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur të humorit shqiptar, njërit prej parodistëve më të dashur të Vlorës, Muhamet Liko.

Ashtu si për të gjithë artdashësit dhe simpatizantët e Tij të panumërt, kjo humbje e parakohshme dhe e pazëvendësueshme më ka prekur thellë.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare.

Duke ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e këtij artisti të madh, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes dhe fëmijëve, të afërmve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të Tij.
I paharruar do të mbetesh parodisti ynë i dashur!”.

MUND TË JU PËLQEJNË