Aktorja e moderatorja e njohur Arta Nitaj po bën “gjeste” nga më të ndryshmet për të qenë në qendër të vëmendjës nga mediat rozë.

Ajo kujdeset që gjithmonë të sjellë imazhe nga më të ndryshmet, duke theksuar linjat perfekte për të cilat shpenzon goxha kohë në palestër dhe duket se mundi nuk i ka shkuar kot pasi ka arritur ti perfeksionojë më shumë duke qënë ndër femrat më joshëse, shkruan Kosovarja.

Bukuroshja pejane kohëve të fundit nuk është aktive në ndonjë profesion, po në rrjete sociale është aktive më shumë se kurrë me parë duke postuar imazhe të ndryshme nga jeta e saj luksoze.

Së fundmi Arta po paraqitet nga Dubai ku është duke i kaluar disa ditë pushimi në të cilat po shfaqet mjaftë tërheqëse me poza atraktive.

E në këtë të fundit, ajo pozoj nga maja e flokëve deri të gishtat e këmbëve duke na treguar edhe njëherë se është ndër femrat më të “nxehta”, apo? /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË