Qysh prej orëve të hershme të mëngjesit qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke dalur për të votuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

E karvanit të votuesve nuk po i mungojnë as fytyrat publike të të gjitha fushave, shkruan “Kosovarja”.

Është edhe këngëtarja e njohur Arta Bajrami e cila ka treguar se e ka kryer obligimin e saj qytetar.

Ajo e ka publikuar një foto në Instagram pranë të cilës ka treguar se ka votuar për të mirën e vendit dhe i ka ftuar edhe të tjerët që të dalin e të votojnë.

“Un Votova për të mirën e vendit tim #votoedheti 👏✌❤”, ka shkruar Arta krahas fotografisë që ka publikuar në Instagram./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË