Këngëtare moderne, emër i dëshmuar, dashuri e madhe për një publik të tërë. “S’ka si Arta”, thonë shumë njerëz. E vërtet, pasi është origjinale dhe e pa ngatërrueshme në muzikë. Arta Bajrami është bërë nënë për herë të tretë. Për ndjesinë e të qenit nënë, jetën familjare dhe muzikën, veç në “Boom”.

• Arta, këto dite të pëlqen më shumë të të pyesin për muzikë, apo për fëmjet, familjen…?
Natyrisht që pë muzikën. Intervistat janë për publikun dhe aty do doja të hyj vetëm jeta ime publike. Jeta private do duhej të mbetej private por jam e vetdijshme që si person publik nuk mund të kesh privatësi totale, aq më tepër që tani publiku çdoherë e më shumë po interesohet edhe për jetën private të ftyrave publike.

• Ishe me një, u bëre me dy e tani me tre fëmijë. Na fol për këtë ndjesi?
Ç’të them, shtëpia plot. Kur kisha vetëm Viktoria-n e gjith vëmendja shkonte tek ajo. Tani që u bënë edhe dy, është krijuar një kaos i ëmbël. Viktoria u rrit dhe më doli pak a shum nga dora, dhe për më tepër ajo ka qenë fëmijë i lehtë për tu rritur. Ndërsa këta dy të vegjlit jan shumë më kërkues. Ta merr mendja që edhe bërtimat i kan akorduar, duet artistik fare. Sapo fillon njëri ja kërset tjetri. Nuk është fare e lehtë të rritësh 3 fëmijë por në anën tjetër ja vlen çdo sakrificë sepse ndjenja që të jep kjo gjë nuk ka qmim.

• Para se të martoheshe e të bëheshe nëne, sa fëmijë doje ti kishe?
Gjithmonë kam menduar dy, por fëmijët kurr nuk jan boll. Ti jepësh jetë një qënie njerzore është mrekulli, prandaj kush ka mundësi pse mos ta bëj.

• Viktoria e ndryshoj jetën tënde, por shpejtë erdhën në këtë botë edhe dy engjuj. Me planifikim familjar, apo?
Definitivisht që gjithçka është në dakordim me burrin tim. Edhe Xhimi i do fëmijët shumë.

• Çfarë nene je ti, nga ato që brengosen e shqetësohen për çdo gjë, apo e merr shtruar?
Jo nuk brengosem për çdo gjë. Normal që fëmiu do përkundesje dhe është përgjegjësi direkte e prindit që të rritet si duhet. Por edhe të çmendesh për çdo gjë te vogel është shprehi e keqe e cila transmetohet edhe tek fëmiu. Fëmiu rrëzohet dhe qohet, sëmuret dhe shërohet, qan e pas pak qesh… kështu rritet ai dhe mëson duke përjetuar. Prandaj duhet ti japësh at për të cilën ka nevoj dhe gjërat tjera duhet marrë shtruar.

• Bashkëshorti me cilin nga fëmijët duket më i lidhur?
Nuk bëjmë dallime dhe nuk do duhej të bëheshin dallime. Thonë se vajzat lidhen më shum me babanë e djemt me nënat. Por sinqerisht nuk bëhet dallime mes fëmijëve. Pavarsisht sa të ndryshëm ata mund të jenë, për prindërit jan të njejtë. Prandaj e urrej kur dëgjoj ndonjëherë në popull që fëmijëve u bëhen pyetje të tipit “kë do më shumë, mamin a babin?”.

• Gjatë kësaj kohe kur je shumë e impenjuar rreth jetës familjare, sa të shkon mendja te muzika?
Mendjën te muzika e kam tërë kohën sepse ajo është pjesë e imja. Si mund ta lësh anash një pjesë të vetvetes? Por a kam kohë të mirrem me të intensivisht është një qështje tjetër. Në rastin tim, 3 fëmijë dhe 100 halle por muzika asnjëherë nuk ka ra në rend të dytë. Unë edhe tani që sapo kam lindur, kur gjej kohë punoj në projekte muzikore. Kur do diçka, gjithmonë gjen kohë për të.

• Nëse do ti vije një titull jetës momentale, cili do te ishte?
The Rollercoaster

• Më shumë fëmijë…?
Të bëjmë njëher pak muzikë e pastaj të shohim.

• A ke pasur problem me peshën pas lindjes?
Për çudi, jo. Shum shpejt kam arritur në kilogramët e dëshiruar por sapo të kam më shumë kohë duhet ti qasem pak edhe stërvitjeve fizike për perfeksionim të formave.

• 2018 në aspektin muzikor?
Po planifikoj së shpejti të sjell disa këngë. E para do jet në pranverë ndërsa disa tjera do pasojnë gjat verës. Kam disa këngë gjysmë të përfunduara që do ti selektoj dhe ti përfundoj. Ka variacion në zhanre dhe besoj se do pëlqehen nga publiku.

• Një porosi nënave të reja?
Mos e lini anash vetën.

Nderim Neziri/Kosovarja/ 

MUND TË JU PËLQEJNË