Një prej stereotipeve më të zakonshme rreth djemve është se janë të frikësuar nga lidhjet serioze.

Thënë të drejtën, kjo është në shumicën e rasteve e vërtetë.

Sidoqoftë, ka disa arsye se përse meshkujt frikësohen nga lidhjet serioze dhe disa prej tyre janë legjitime.

Përvoja e hidhur

Ju pëlqen apo jo, lidhjet e kaluara të një mashkulli mund të kenë ndikim negativ në lidhjen aktuale të tij.  Nëse një mashkull është lënduar më parë, ai do ta ketë më të vështirë të futet në një lidhje të re serioze sepse frikësohet. Megjithatë, me personin e duhur shumica e meshkujve e tejkalojnë këtë frikë.

Frika nga refuzimi

Thellë brenda tyre, shumë meshkuj e kanë frikën e refuzimit. Meshkujt thuajse gjithmonë janë të brengosur se nëse duan të futen në një lidhje serioze ata do të refuzohen. Kështu, shumica e tyre i shmangin lidhjet serioze derisa të sigurohen 100 për qind se nuk do të lihen nga partnerja.

Problemet me besim

Meshkujt kanë probleme me besim. Kjo madje shoqërohet edhe me frikën e refuzimit dhe ndërlidhet me lidhjet e kaluara. Nëse një mashkull nuk mendon se mund t’i besojë një femre, ai patjetër se do ta ketë problem të futet në lidhje serioze. Megjithatë, në shumë raste kjo nuk ka të bëjë asgjë personale me zonjën.

Mungesa e lirisë

Meshkujt kanë tendenca ta bëjnë ndërlidhjen e lidhjeve serioze me mungesë të lirisë.

Nuk është i pjekur

Është fakt i njohur se meshkujt e arrijnë më vonë sesa femrat fazën e pjekurisë. Dhe, kjo ndikon edhe në dëshirën e tyre për lidhje serioze.

MUND TË JU PËLQEJNË