Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës ka zbarkuar në pjesën veriore të Mitrovicës.

E gjithë kjo me një qëllim. Për arrestimin e disa personave të cilët ndërlidhen me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Për këtë rast janë arrestuar dy persona, njëri nga ta, zyrtar serb i Policisë së Kosovës, ndërkohë një tjetër është në kërkim.

Lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Baki Kelani i tha gazetës se personi i arrestuar shtë me inicialet R.B. ndërkohë tek i arrestuari i dytë policia ka gjetur edhe një armë.

“Mund te konfirmojme se sot ne oret e hershme te mengjesit, ne Veri te Mitrovices Policia e Kosoves ka realizuar nje operacion policor i cili nderlidhet me rastin e vrasjes se z. O. Ivanovic. Ky operacion policor eshte realizuar ne baze te urdhereses per kontroll te leshuar nga Gjykata Themelore , Departamenti Special, i cili ka rezultuar me arrestimin e nje personi te dyshuar m/k/s zyrtar policor ( R. B. ) i perfshire ne urdher kontroll, perderisa i dyshuari tjeter po ashtu pjesetar policor m/k/s mbetet ne kërkim”, ka thënë Kelani për Express.

“Gjate operacionit policor eshte arrestuar edhe nje person tjeter i dyshuar tek i cili eshte gjetur nje arme. Ne kete operacion jane gjetur dhe konfiskuar edhe dy arme te tjera dhe municion. Per detaje tjera do te njoftoheni ne vijim”.

MUND TË JU PËLQEJNË