Bashkëshortja e këngëtarit mjaft aktive Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë ndër çiftet më të komentuara në mediat rozë.

Dyshja janë mjaft aktiv në rrjete sociale, në të cilat po publikojnë imazhe të shumta nga përditshmëria e tyre. Krahas fotografive të tyre, Ermali dhe Ariana shpesh publikojnë edhe foto të fëmijëve të tyre. Sot, Ariana publikoi dy imazhe të bukura, në të cilat shihet bashkë me fëmijët e saj.

Me vajzën e vogël në duar dhe e rrethuar nga djali dhe dy vajzat e mëdha, bashkëshortja e këngëtarit duket mjaft bukur dhe e lumtur në imazhet e fundit.

Kujtojmë që, Ermali dhe Ariana janë të martuar më shumë se 10 vjet dhe gëzojnë një jetë të lumtur bashkë me fëmijët e tyre, Artin, Bunën, Erën dhe Anën.

MUND TË JU PËLQEJNË