Ardit Gjebrea ka uruar në mënyrë të veçantë festën e Kurban Bajramit.

Ardit Gjebrea ka shfrytëzuar rastin që përmes rrjeteve sociale t’ua urojë festën gjithë besimtarëve myslimanë.

Me këtë rast, ai dha mesazh që edhe ata të cilët nuk besojnë sot t’i bashkohen shembullit të atij që sakrifikon të birin.

“Ishte gati të flijonte të birin… Dhe Kurban Bajrami merr sot kuptimin e festës se flijimit.
Egoizmi, babëzia, intriga, na rrethojnë nga të katër anët dhe për një çast harrojmë… Mjafton të ngremë sytë lart për një moment… dhe në paqe të reflektojmë veç pak, shumë pak, e më pas të pranojmë të mirën të depërtojë brenda nesh, sepse nuk duhet harruar se kujt i përkasim!
Edhe ata që nuk besojnë, sot kanë një rast t’i bashkohen shembullit të atij që sakrifikon birin, që e ndan të mirën me tjetrin.
Gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar ai. /Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË