Këngëtari dhe moderatori i njohur shqiptar Ardit Gjebrea, sikur shumica e personazheve të njohura, janë angazhuar për ti ndihmuar të prekurit nga tërmeti nëpër vendet më të dëmtuara në Shqipëri.

Arditi ka bërë të ditur se i kanë ofruar mbështetje një gruaje në nevojë, në sistemimin e saj në një shtëpi për 1 vit me qera, derisa ti ndërtojnë shtëpinë përmes Telebingo Shqiptare.

“Nënë Sabrijen e sistemuam edhe 1 vit me shtëpi me qera nga Albërimi nga Zvicra edhe Lavdia nga Vlora është e gatshme. Ndërsa telebingoshqiptare do t’i ndërtojë shtëpinë”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë së publikuar.

MUND TË JU PËLQEJNË