Bukuroshja Arbnora Ademaj është ndër femrat më të komentuara në shoubizin shqiptar.

Moderatorja dhe modelja e famshme po vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet e saj plotë elegancë, shkruan “Kosovarja”.

Sharmi dhe ëmbëlsia që përçon përmes imazheve të ndryshme, e kanë bërë edhe më të dashur tek publiku.

Kur flasim për karrierën dihen sukseset e shumta të saj dhe planet madhështore për të ardhmen si aktore, ku publiku mezi po pret ta shoh.

Krahas angazhimeve ajo nuk lë mangut paraqitjet e saj impresionuese. Së fundi ka mahnitur me një pozë tejet atraktive ku shfaqet me shumë stil.

Linjat e saj të admirueshme i prezanton në minifundin e bukur. Një trup si të Arbnorës sigurisht që shumë femra e ëndërrojnë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË