Arbnora Ademaj është ish “Miss Peja”, “Miss Kosova”, e ka të fituar edhe tituj të tjerë bukurie. Ajo, është bukuroshja me më së shumti kurora, shkruan “Kosovarja”.

Arbnora Ademaj, kohën e spektakleve të bukurisë, sfilatave e sesioneve si modele, e ka arkivuar në bagazhin e kujtimeve të bukura.

Prej disa vitesh, Arbnora është bërë pjesë e ekranit televiziv. Dikur e shihnim në emisione sportive, e tani është prezantuese e emisionit “Zonë”, ku fton në studio të personazhe profilesh të ndryshme.

Ademaj, ka hedhur hapa serioze edhe në botën e kinematografisë turke dhe së shpejti do të shfaqet në ekranin e madh me një rol protagonistë, ndërkohë sapo është nderuar me një çmim të madh në Turqi.

“Jam shumë e nderuar të marrë çmimin Ambasadore e Kulturës Shqiptare në Turqi, ky çmim më motivon të punojë edhe të angazhohem gjithmonë në të mirë të kultures dhe artit tonë. 😍”, ka thënë Arbnora në faqen e saj në Instagram, transmeton “Kosovarja”.

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/2508663059412815/

https://www.facebook.com/kosovarjavideo/videos/509069786373791/

MUND TË JU PËLQEJNË