Bukuroshja kosovare Arbnora Ademaj nuk po di të ndalet. Sukseset e saj kanë kaluar kufijtë.

Lajmi i fundit për të prej mediave turke, shkruan “Kosovarja”.

Ato shkruajnë për një bashkëpunim të mundshëm të Arbnora Ademajt me aktorin e njohur turk Kenan Imirzaliogu, apo siç njihet nga publiku shqiptar “Mehmet Kosova”.

Sigurisht që ky lajm është mjaftë i rëndësishëm edhe për afirmimin e kulturës e artistëve kosovarë në mbarë botën.

Ademaj aq sa është e zonja dhe punëtore, është poashtu me fat të jetë pjesë e një projekti të tillë.

Kujtojmë se bukuroshja po luan rolin e “ambasadores kulturore të Kosovës” në Turqi, duke kontribuar në thellimin e bashkëpunimit midis aktorëve shqiptarë dhe atyre turq.

Arbnora njihet për paraqitjet e sa plotë stil, sharmin dhe ëmbëlësinë e saj. Nuk dyshojmë se edhe kësaj radhe do na bëj krenarë si popull duke u prezantuar siç është më së miri./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË