Jo rastësisht Fero dhe Arbenita janë shndërruar në çiftin më të komentuar.

Ngjarjet e fundit, e sidomos ajo e publikimit të videos nga ishi i Arbenitës i dhanë hov të madh thashethemeve, ani pse nuk arritën të lëkundin dashurinë dhe lidhjen e çiftit, shkruan “Kosovarja”.

Në një reagim para disa ditëve Arbenita i ishte drejtuar ishit dhe gjithë atyre që mundohen të ndërhyjnë mes çiftit, se dashuria e tyre nuk shkatërrohet nga të tilla gjëra.

E tani pasi u ftoh situata, secili nga protagonistët ka vazhduar përditshmërinë e tyre.

Së fundmi, Arbenita sjellë një instastory ku modelja shfaqet me lot të ngrirë nga një efekt i instagramit.

E në anën tjetër, Fero është gati të shpërthejë me hitin e ri andaj dhe pyet “A jeni gati me kallë”.

Ndryshe, as Feron dhe as Arbenitën nuk po mund ti ndalin pavarësisht se nuk është hera parë që janë përpjekur ti ndajnë./Kosovarja/.

https://www.instagram.com/p/B7iXwGvlYsZ/?utm_source=ig_web_copy_link

 

MUND TË JU PËLQEJNË