Arbana dhe Eduarti kohët e fundit janë transformuar në çiftin e pandashëm.

Ku është Arbana është edhe Eduarti ose anasjelltas.

Ka disa muaj që në media përflitet për lidhjen e moderatores Arbana Osmani me regjisorin e emisionit të saj, Eduart Grishajn.

Ndonëse të dy janë fotografuar shpesh rrugëve të Tiranës, por deri tani asnjëri nuk e ka pranuar. Madje të dy nuk kursehen as me komplimente në rrjete sociale.

Javë më parë, Arbana Osmani bëri të ditur se ndodhej në pushime në Mykonos, në Greqi, por nuk zbuloi se kush e shoqëronte moderatoren në pushime.

Ishte Arbana ajo që publikonte fotografi vazhdimisht në llogarinë e saj në Instagram.

Mirëpo, ditën e sotme, ka qenë vet regjisori Eduart Drishaj ai i cili ka publikuar një fotografi po nga vendi i njëjtë që moderatorja kishte publikuar një muaj më parë.

Ndonëse po mundohen të fshihen, ku edhe publikimin e fotografive të mos e bëjnë në të njëjtën kohë, por edhe kjo gjë po i shkon huq çiftit më të ri të shoubizit.

Ndryshe, Arbana Osmani ka qenë e martuar për vite me radhë me një financier nga Tirana, dhe tashmë kanë një djalë të quajtur Jon./GazetaBlic

MUND TË JU PËLQEJNË