Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesa e Prokurorisë Speciale kundër Fatmir Limaj, dhe të tjerëve në “rastin e MTPT-së”.Sipas njoftimit, aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë të datës 30.05.2018 është vërtetuar, transmeton Koha.net.

Në njoftim thuhet se, Fatmir Limaj, Endrit Shala, Nexhat Krasniqi, Florim Zuka, dhe Shpëtim Tulaku, akuzoheshin nga Prokuroria për shkak të veprës penale nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës, si krim i organizuar, keqpërdorimi i pozitës zyrtare ose autorizim, marrje dhe brifizë, dhënien e ryshfetit, keqpërdorimin e autorizimeve në ekonomi, dhe vepra të tjera penale në formë të mos deklarimit të parave të pranuara për fushatë, parashikuar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2004/2 për pengimin e shpëlarjes së parave dhe veprave të ngjashme penale.

Gjykata gjeti se shkalla e parë nuk ka bërë shkelje esenciale procedurale, ka aplikuar drejtën penale, si dhe ka vërtetuar drejtë dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike.

MUND TË JU PËLQEJNË