Organizatorët e Eurovision 2020 kanë njoftuar se ngjarja është anuluar pas shpërthimit të koronavirusit.

Një deklaratë zyrtare e postuar nga llogaria e Eurovision në Twitter thuhet:“Është keqardhje e thellë që duhet të shpallim anulimin e Eurovision në Roterdam”.

“Gjatë javëve të fundit ne kemi eksploruar shumë mundësi alternative për të lejuar konkursin e këngës në Eurovision të vazhdojë”

“Sidoqoftë, pasiguria e krijuar nga përhapja e COVID-19 në të gjithë Evropën – dhe kufizimet e vendosura nga qeveritë e transmetuesve pjesëmarrës dhe autoritetet holandeze – do të thotë se Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka marrë vendimin e vështirë se është e pamundur për të vazhduar me ngjarjen live siç ishte planifikuar” thuhet në njoftim.

MUND TË JU PËLQEJNË