Kalimtarët mbetën të hutuar, kur një polic trafiku po i bënte matjet e duhura dhe shkroi gjobë për një makinë policie, në Nottingham të Anglisë.

E tëra ndodhi, pasi njësiti e parkuan veturën me shpejtësi dhe hynë në një qendër tregtare, të intervenojnë në lidhje me një burrë me nevoja të veçanta, transmeton Telegrafi.

“Kjo tregon se sa të pamëshirshëm janë policët e trafikut, vetëm duan të shpërndajnë dënime”, ka qenë përshkrimi përbri videos që është bërë virale.

Meqenëse u pa mbi 300 mijë herë brenda një kohe të shkurtë dhe mblodhi shumë reagime negative, ka reaguar këshilli policor duke thënë se gjoba është anuluar.

MUND TË JU PËLQEJNË