Në situate të tilla në çfarë gjendet Kosova këtyre ditëve është thuajse e gjithë bota.

Rreziku i përhapjes së koronavirusit ka bërë që Qeveria e Kosovës të ndërmarrë një sërë masash ndër to të gjithë qytetarët janë porositur që të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi.

Por pavarësisht kësaj, janë mjekët, infermierët, policët, zjarrfikësit të cilët gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve.

Duhet mos harruar në këtë situatë edhe punëtorët e marketeve që për asnjë moment nuk kanë ndaluar punën për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ndërsa një ide është dhënë së fundi që qytetarët sonte në tërë Kosovën në ora 21:00 të duartrokasin heronjtë në detyrë.

Kjo gjë u bë ditë më parë në Shqipëri, Itali e vende të ndryshme.

Njoftimi që po shfaqet në rrjetet sociale:

Ftoj që Prishtina po edhe e tërë KOSOVA, në ora 21:00, tu duartrokasë nga ballkoni HERONJËVE tanë në detyrë,
MJEKÊVE,
INFERMJERÊVE,
POLICISË
ZJARRFIKËSVE,
dhe te gjithë atyre që kujdesen për ne….
E TËRË KOSOVA ME JU….💞💞

MUND TË JU PËLQEJNË