E martuar me aktorin turk, Almeda thotë se djalit do t’ia mësojë gjuhën shqipe.

Almeda Abazi rrëfen për 9 muajt e pritjes së ëmbël dhe vështirësitë që ka kaluar gjatë shtatzënisë.

“Jam në muajin e 9-të dhe ai mund të vijë në çdo moment. Kam shtuar 13 kg.

Ndryshimet në trup nuk më kanë interesuar që në momentin e parë kur kam dëgjuar rrahjet e zemrës në ‘ultrasound’. Me thënë të drejtën nuk jam kujdesur asnjë ditë, doja vetëm të shijoja këto muaj duke mos u shqetësuar për kilogramët dhe ndryshimet në trup. Kilogramët hiqen, por këto muaj të shenjtë nuk i kthen dot”.

Ish-Miss Shqipëria është në pritje të fëmijës së saj të parë me aktorin turk Tolgahan Sayisman mirëpo gjatë një interviste për ‘Who’ ka treguar se djali i saj do ta mësojë gjuhën shqipe dhe jo vetëm atë turke, atë pjesë ia ka lënë burrit të saj turk e pyetur nëse do t’ia mësojnë gjuhën shqipe.

“Oh sigurisht, do mundohem t’i flas vetëm në shqip, turqishten ja kam lënë Tolgës”, u përgjigj Almeda./Lajmi.net/

MUND TË JU PËLQEJNË