Nesër më 6 shkurt, Alketa Vejsiu do të bëjë një hap të madh në karrierë, por edhe realizimin e një ëndrre.

Moderatorja e njohur nga Shqipëria është bërë pjesë e një prej festivaleve më të njohura në botë “Sanremo”.

Alketa do të prezantojë në natën e 3-të të festivalit përkrah së dashurës së futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo.

Por, këtë premtim Alketa e kishte bërë drejtpërdrejt në televizion, tre vjet më parë. Ajo e ndau me ndjekësit në Instagram këtë moment.

‘3 vjet me parë e kisha thënë këtë! Si një premtim ndaj vetes, si një bast profesional, por mbi te gjitha si një ëndërr! Shihemi nesër. Ora 21.00. Mund ta shihni edhe ne Radiotelevizionin Shqiptar transmetimin e natës! Nesër 6 shkurt, nata e 3-të ! Do të jetë edhe Shqipëria me mua, e di”, shkruan Alketa sipër videos.

MUND TË JU PËLQEJNË