Shefi i kuzhinës, Alfio Rrotani bashkë me familjen e tij kanë vendosur që në këto ditë stresi dhe ankthi të largohen nga kryeqyteti për të shkuar disa ditë në fshat.

Ditën e djeshme moderatorja, Fatma Methasani tregoi që ishte duke udhëtuar me dy djemtë e jetës së saj, me djalin dhe Alfion.

Mirëpo nuk e bëri të ditur destinacioni. Vetëm pak orë më vonë ka qenë Alfio ai i cili nëpërmjet një Instastory tregoi se kanë shkuar në një fshat të Shkodrës. “Shtëpia në fshat paqe e shpirtit”, shkruan ai krah fotos.

Çifti dhe Noah kanë vendosur t’i kalojnë së bashku këto ditë në qetësinë dhe ajrin e pastër të fshatit.

MUND TË JU PËLQEJNË