Një zë i cili tashmë njihet dhe përmendet për performancat e zjarrta të cilat dhurojnë emocion të papërshkrueshëm, kësaj here vjen më ndryshe se asnjëherë, shkruan Kosovarja.

Ndryshe në zhanër e po ashtu në stil, kësaj here Albina ka lënë gojëhapur.

Balada, zhanër ky i cili adhuruesit i prek thellë në shpirt, kësaj here ishte përzgjedhja e Albinës e cila si gjithmonë performon me shumë emocion.

Jemi mësuar ta shohim me flokë të shurtëra, të cilat në njëfarë forme edhe e identifikojnë vajzën e “The Voice of Albania” , por kësaj here shfaqet më ndryshe, duke goditur në shenjë me çdo detaj.

Balada “Ishim” pritet të pëlqehet nga adhuruesit e shumtë të këngëtares e cila me zërin unik nxorri një super projekt që do ta dëgjoni në vazhdim./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË